play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Shëndetsi

Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

today02/10/2023

Background
share close

Padyshim që ushqimi ndikon shumë në shëndetin e përgjithshëm të trupit tonë.

Është shumë e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje ushqimit që hamë, sepse shpesh mund të ketë një efekt negativ në trupin tonë.

Gastroenterologët (mjekët specialistë me ekspertizë në çrregullimet dhe sëmundjet që prekin sistemin tretës) shpjegojnë se duhet të shmangim patjetër disa ushqime, sepse ato dëmtojnë shëndetin e zorrëve tona.

Për këtë arsye, siç transmeton Huff Post, ata kanë përzgjedhur një listë me ushqimet që nuk i preferojnë dhe kjo është këshillë edhe për të tjerët:

Kallëp proteinash
Ndonëse janë të shëndetshme dhe shumë të njohura, për shkak të sheqerit që përmbajnë dhe aditivëve të tjerë, nuk janë të përshtatshëm për zorrët tona dhe shpesh çojnë në dispepsi.

Buka e bardhë
Për shkak të nivelit të lartë të sheqerit që përmban, buka e bardhë nuk është e dëshirueshme si ushqim i mirë për zorrët.

Mishi i kuq i përpunuar
Përveç të gjitha vitaminave dhe aminoacideve që përmban, përdorimi i tij duhet të jetë i dozuar. Problemi është se në kombinim me bakteret që gjenden në zorrë, mund të çojë në aterosklerozë.

Pijet e gazuara
Këto pije duhen shmangur me çdo kusht, jo vetëm për shkak të zorrëve, por në përgjithësi për shkak të përbërjes nuk i sjellin asgjë të mirë të gjithë organizmit. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *