Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, e kanë cilësuar si të suksesshme ditën e parë të hetimeve për shkarkim të presidentit amerikan, Joe Biden.
Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka thënë se hetimet lidhen me dyshimet se Hunter Biden është përfshirë në aktivitete të palakueshme biznesore, nga të cilat ka përfituar presidenti.
Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar procesin si “pengesë politike”.
Hetimet zyrtare për shkarkim u mundësojnë ligjvënësve që të kenë më shumë autoritetet për të hetuar ndonjë sjellje të keqe eventuale, shkruan REL.
Në seancën e parë, ka qenë Hunter Biden – dhe jo presidenti – që e ka fituar vëmendjen më të madhe.
“Të paktën 10 herë, Joe Biden e ka gënjyer popullin amerikan se nuk ka folur kurrë me familjen e tij për aktivitetet e tyre biznesore”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se do të lëshojë urdhra që detyrojnë Hunter Bidenin dhe vëllain e presidentit, James që t’i publikojnë dokumentet bankare për të ardhurat e tyre.
Hetimet për shkarkim mund të zgjasin me javë.
Ende është shumë herët për të kuptuar nëse hetuesit e Kongresit do të kërkojnë votim në Kongres, për shkarkim të Bidenit, pas përfundimit të seancave.
Ndaras, Hunter Biden është akuzuar penalisht për tri shkelje, përfshirë atë se ka gënjyer kur e ka blerë një armë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)