play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rritet numri i turistëve në Kosovë, prijnë ata nga Gjermania, Shqipëria dhe Zvicra

today29/09/2023

Background
share close

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), njofton se është rritur numri i vizitorëve që kanë vizituar Kosovën.

“Në gusht 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 71 232, prej tyre 35,83%, ishin vendorë dhe 64,17%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin gusht të vitit 2022 (sa ishin 60 952vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 16,7%”, njofton ASK-ja.

Numri i net-qëndrimeve ishte 166377, prej tyre 44,05% nga vendorët dhe 55,95% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejë me 8 036 vizitorë dhe 35 149 net-qëndrime.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (gusht 2022) ka rritje të vizitorëve për 6,37%. Në total 45 711 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%