Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today21/09/2023
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2022 ka arritur në 8.94 miliardë euro, ku për kokë banori është 5,037 euro, thuhet në raportin “Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) me qasjen e shpenzimeve dhe të prodhimit, 2008-2022“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së, rritja reale e PBB-së për këtë vit, krahasuar me vitin 2020, ishte 5.2 për qind.
Në këtë raport theksohet se tregtia ishe sektori me rritjen reale më të madhe ekonomike.
“Bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi me 4.5 për qind, patundshmëria me 4.1 për qind, hotelet dhe restorantet me 3.7 për qind, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale me 3.6 për qind, edukimi me 3.2 për qind, furnizimi me ujë me 3 për qind, industria nxjerrëse me 2.9 për qind, shërbimet e tjera me 2.6 për qind dhe furnizimi me energji elektrike e gaz me 1.4 për qind”, vijon ASK-ja.
Ndërsa, rënie kishte në ndërtimtari me 3.1 për qind, administrim publik dhe sigurim i detyrueshëm social me 0.5 për qind.
Në anën tjetër, rritje reale sipas komponentëve kryesorë të PBB-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2022 ishte importi i shërbimeve me 21.3 për qind, eksporti i shërbimeve me 20 për qind, eksporti i mallrave me 16.1 për qind, shpenzimet e konsumit final me 4 për qind, importi i mallrave me 2.2 për qind dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me 0.2 për qind.
Në fund, aty thuhet se rënie kishte te ndryshimet në inventar me 10.6 për qind dhe formimi i kapitalit bruto.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)