Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Beyonce emocionoi fansat të martën teksa ndau fotot e dy kostumeve që kishte veshur për turneun e saj të tretë dhe të fundit të “Renaissance” në Los Angeles.
Superylli, e cila gjithashtu festoi ditëlindjen e 42-të në shfaqjen e saj plot yje të së hënës, shkoi përtej ditës së saj të veçantë, duke kërkuar ndihmën e Donatella Versace për një nga kostumet e saj.
Mini fustani verbues blu dhe ari me printimin e firmës Versace Barocco iu deshën 600 orë (25 ditë) dhe tre anëtarë të Atelier për t’u bërë, tha ylli italian i modës për Vogue.
Veshja ikonike përmbante gjithashtu emblemat e arta të Medusa ’95 të Versace në rripat e shpatullave.
“Është magjepsëse, është plot qëndrim të fuqishëm”, tha Donatella për pamjen.
“Ikonat e Versace për Mbretëreshën ikonë B”, shtoi ajo.
Beyonce e bashkoi veshjen me çizme të ngjashme deri në kofshë dhe kapelë të madhe.
Më tej, ajo e kompletoi me syze dielli të mëdha.
Beyonce u shfaq me një tjetër veshje elegante për spektaklin, e përbërë nga elemente metalike.
Beyonce filloi në Kaliforni të premten dhe e përfundoi atë të hënën gjatë një shfaqjeje të mbushur me yje në stadiumin SoFi në Inglewood.
Një numër yjesh u mblodhën në shfaqjen e saj të ‘Ditës së Punës’, duke përfshirë Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet, të cilët dolën publikisht me romancën e tyre duke ndarë një puthje gjatë koncertit.
Të famshëm të tjerë të pranishëm ishin: Adele, Justin Bieber, Hailey, Zendaya dhe i dashuri i saj, Tom Holland si dhe Kim Kardashian, Princi Harry dhe gruaja e tij Megan Markle. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)