play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Dita e Tuzit, Emina Çunmulaj mban fjalim para shqiptarëve të Malit të Zi: Shyqyr që na erdhi koha

today03/09/2023

Background
share close

Pesë vite më parë në datën 1 shtator, qyteti u Tuzit u njoh edhe zyrtarisht si komunë në Republikën e Malit të Zi.

Ky zhvillim gëzoi edhe më shumë komunitetin shqiptar në Mal të Zi, të cilët tashmë jetojnë dhe veprojnë atje me të drejta të plota.

E për të shënuar këtë ditë, në Tuz u mblodhën plot shqiptarë në një organizim të bërë nga kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj.

E ftuar speciale ishte edhe modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, ajo mbajti një fjalim para komunitetit shqiptar atje, ku u shpreh e lumtur për të arriturat e Tuzit në këto vite.

“Shyqyr që na ka ardhur koha të i festojmë investimet në Malësi që po i bën forumi shqiptar me kryetarin Nik Gjeloshaj. Sa bukur me i sjell fëmijët nga Amerika dhe me i sjell në një park kështu të bukur botëror dhe sa bukur me pas liri me vozit në rrugët e reja”, tha ndër të tjerash Çunmulaj.

Modelja shqiptare gjithashtu publikoi në InstaStory edhe një fotografi me kryetarin Gjeloshaj, ku e përgëzoi për punën e bërë.

“Urime miku im. Ke arritur të bësh shumë gjëra në një kohë kaq të shkurtër në Komunën e Tuzit. Të uroj vetëm suksese në të ardhmen dhe punë të mbarë Nik Gjeloshaj”, ka shkruar Emina përbri fotografisë.

Ndërkohë, sipas të dhënave thuhet se shqiptarët përbëjnë afro pesë për qind të popullatës së përgjithshme në Republikën e Malit të Zi. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%