Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today29/08/2023
Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) pasqyrojnë reformimin e sektorit të sigurimeve në vend.
Gjatë viteve 2016-2023 është bërë ndryshimi i Ligjit të Korporatave e që në masë të madhe ky ligj kishte dëmtuar sektorin e sigurimeve në vend, pasi që deri në ndryshimet ligjore kompanitë kanë paguar tatime shtesë prej 5 % të qarkullimit bruto.
Gjithashtu, me vendim të Gjykatës Kushtetuese gjatë kësaj periudhe kohore, është ndryshuar edhe Ligji për Kryqin e Kuq, ku deri në shfuqizimin e këtij ligji kompanitë është dashur të paguajnë për ketë Institucion 1 % të qarkullimit të përgjithshëm.
Gjatë kësaj periudhe kohore me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës nga tregu i sigurimeve janë hequr edhe dy kompani të sigurimeve të cilët nuk kishin rënë nën kushtet ligjore të parapara me ligjet në fuqi.
Zvogëlimi i automjeteve të paregjistruara në vend gjithashtu ka ndikuar dukshëm në rregullimin e tregut, derisa projekti për vendosjen e stikersave ka dhënë rezultate konkrete.
Referuar të dhënave zyrtare më 2016 sektori i sigurimeve ka mbyllur vitin me 24,7 milionë euro humbje, deri sa në fund të muajit korrik të këtij viti, pra për shtatë muaj sektori ka gjeneruar një profit neto prej 9,9 milionë euro.
Falë ndryshimeve që janë bërë në aspektin teknik Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për tu bërë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)