Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/07/2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të përsërisin thirrjet për shtensionim të situatës në veri. SHBA sërish i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e dialogut.
Në një konferencë për media zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka përsëritur se “SHBA-të i kanë bërë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa për të de-përshkallëzuar situatën dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.
Kujtojmë se po sot, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të raportojë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë.
Pjesa e konsiderueshme e raportit fokusohet në marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Javën e kaluar, Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.
Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.
Ndërkaq nesër në Bruksel pritet të mbahet takimi në nivel kryenegociatorësh. /Reporteri.net/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)