Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dhjetëra artistë amerikanë do të përformojnë në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin kreativ ShBA-Kosovë. Përmes projektit i cili u nënshkrua sot nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe organizata joqeveritare “Autostrada Biennale”, artistët amerikanë do të prezantojnë veprat e tyre artistike në Kosovë, ku do të synohet ndërtimi i urave të bashkëpunimit përmes artit dhe kulturës.
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama e përshëndeti arritjen e kësaj marrëveshje, ku nënvizoi rëndësinë e diplomacisë kulturore.
Ai paraqiti edhe detaje se ku do të prezantojnë veprat e tyre artistët amerikanë, derisa tha se ky projekt do të jetë vlerë e shtuar për artin dhe kulturën në Prishtinë.
Në anën tjetër, ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, tha se artistët amerikanë gjatë qëndrimit në Kosovë, do të krijojnë dhe ekspozojnë veprat e tyre të artit.
Ai u shpreh i ngazëllyer me arritjen e këtij projekti, derisa tha se e mirëpret me padurim sinergjin e krijuar të ndjenjave amerikane dhe atyre kosovare.
Sipas tij, përmes artit dhe dialogut thyhen të gjitha barrierat ndërmjet vendeve.
Kurse, drejtori i organizatës joqeveritare “Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu, tha se ky projekt do të kontribuojë edhe në shkathtësimin e të rinjve.
Krahas këtyre, të tre folësit nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit për artin dhe kulturën në Prishtinë./KosovaPress/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)