play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Këto do të jenë temperaturat në javën e parë të korrikut

today02/07/2023

Background
share close

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm, derisa temperaturat maksimale do të arrijnë deri 30 gradë Celsius.

IHMK njofton se të hënën do të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25- 29gradë Celsius.

E marte – Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius..

E mërkure -Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që të krijohen erëra të percjellura me stuhi.

E enjte -Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkure, duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shpërndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme, krahasuar me reshjet e ditës së mërkurë.

E premte – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Vlerat e temperaturave ekstreme do ë jenë afërsisht të ngjashme me ato të ditës së mërkure.

Tutje, IHMK bën të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

“Pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.

Gjithashtu, IHMK njofton se muaji qershor u përmbyll me sasi rekorde të reshjeve në raport me mesataret e viteve tjera. Pothuaj se në të gjitha stacionet janë regjistruar mbi 100mm reshje, përpos lindjes dhe juglindjes ku kemi më pak se 100mm reshje. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *