play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Vitaminat që iu duhen patjetër meshkujve

today30/06/2023

Background
share close

Një përqindje e lartë e djemve dhe burrave në ditët e sotme vuajnë nga mungesa e të paktën një vitamine apo ushqyesi të rëndësishëm.

Kjo mungesë i atribuohet kryesisht ushqyerjes së keqe me pak fruta dhe perime. Studimet tregojnë se të paktën 77 përqind e meshkujve nuk marrin mjaftueshëm magnez, vitaminë D apo B12.

Në këtë artikull do të mësoni për vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme që i duhen djemve dhe burrave.

Vitamina D3

Kjo vitaminë merret nga ekspozimi në diell por edhe nga vezët, disa produkte bulmeti dhe kërpudhat

Vitamina B12

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë plogështi dhe probleme nervore. Vitamina B12 meret nga proteinat shtazore, në veçanti nga mishi i qingjit, viçit dhe salmoni.

Vitaminat A, C dhe E

Këto vitamina me fuqinë e antioksidantëve nuk prodhohen dot nga trupi por merren nëpërmjet ushqimeve si spinaqi dhe barishtet e tjera të egra.

Me kalimin e moshës, këto vitamina parandalojnë mutacionin qelizor, mbrojnë shikimin, imunitetin e forcojnë shëndetin.

Vitamina K

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vitamina K është e rëndësishme për kockat, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Mungesa e kësaj vitamine vërehet më shumë tek meshkujt që nuk konsumojnë rregullisht perime apo produkte të bulmetit.

Vitamina K gjendet tek perimet e gjelbra dhe ato të bulmetit.

Magnezi

Ky mineral është thelbësor në parandalimin e tensionit të lartë të gjakut, kontraktimeve muskulore, dhimbjeve të kokës dhe sëmundjeve të zemrës. Mungesa e magnezit ndikon direkt tek gjumi dhe shkakton ankth dhe konstipacion.

Gjendet te tërshëra, spinaqi, farat e kungullit, farat e linit, avokado.

Acidet Yndyrore Omega-3

Acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme sepse luftojnë inflamacionin në trup. Ato gjenden tek salmoni, sardelet, peshku ton, vezët, arrorët dhe farat.

Trupi i njeriut ka nevojë për ekuilibrat e duhur të acideve yndyrore omega-6 dhe omega-3 për të mbrojtur zemrën, trurin dhe imunitetin.

Kaliumi

Niveli i ulët i kaliumit në organizmin e një mashkulli rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Një mungesë e tillë dobëson kockat, plogështon metabolizmin, dobëson tretjen dhe muskujt.

Kaliumin e gjeni tek fasulet, avokado, patatja e ëmbël, bananet dhe salmoni.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%