play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Vlerat dhe përfitimet nga pjepri për shëndetin

today30/06/2023

Background
share close

Pjepri ndikon në uljen e stresit dhe mërzitjes, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.

Pjepri është i pasur me hekur, kalcium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

Fruti cilësohet si një nga frutat më të vyer për të shmangur problemet me veshkat, madje përmirëson shikimin dhe ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.

Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga melçia e zezë dhe nga anemia. Sipërfaqe të konsiderueshme me pjepër mbillen në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë. Për nga shija dhe aroma, frutat e pjeprit shqiptar cilësohen si nga më të mirët.

Pjepër kantalupo

Me foma të rrumbullakëta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshëm, me aromë të ngjashme si të ananasit.

Ato janë lloje që në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grupim përfshihen grupi i kultivarëve verore si: Pjepri i Goranxisë; Portokallja, etj.

Pjepër me fijëzim

Kanë fruta me formë të rrumbullakët dhe pak të zgjatur pa brinjëzime të theksuara. Lekura është e butë dhe me një rrjetë e hollë që në të shumten e rasteve është pak e dukshme.

Nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grup bëjnë pjesë llojet e qarrseve si: Qarrësi i Tiranës, Qarrësi i Divjakës, Qarrësi i Kallmit, Qarrësi i Luzit, Qarrësi i Goranxisë, etj.

Pjepër të lëmuar ose dimërorë

Ato karakterizohen me fruta në formë të zgjatur dhe të lëmuar, me tendenca brinjëzimi, por shumë pak të dukshme. Pothuajse u mungon rrjetëzimi. janë më pak aromatike se llojet e tjera, por tuli është më i ëmbël.

I durojnë më shumë ruajtjen dhe magazinimin e gjatë, si dhe transportet e gjata, prandaj quhen dhe dimërore. Në grupin e kultivarëve dimërore janë: Mjaltësi (frut madh), Vesa e mjaltit, Valencia, Kallmi, Voden i Bardhë. Por nëse është produkt vendas dhe cilësor, çdo lloj pjepri është mirëbërës për shëndetin falë përfitimeve magjike që ofron ky frut plot ëmbëlsi.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%