Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Bodybilderi kampion i atëhershëm, në dokumentar, Arnold Schwarzenegger, më 1977, i pyetur nëse pi qumësht, shqiptoi fjalinë tashmë të famshme: “Qumështi është për fëmijët. Kur të rritesh, duhet të pish birrë”
Shumica e trajnerëve dhe frekuentuesve në qendrat e fitnesit dhe palestrat preferojnë më mirë të pinë një litër qumësht sesa një birrë pas stërvitjes. Megjithatë, disa amatorë, por edhe sportistë të mirë, nuk kanë asgjë kundër një gote pije alkoolike të gazuar pas stërvitjes.
Pra, a është mirë të pini birrë pas stërvitjes? Çfarë ndodh me trupin tonë dhe kur abuzohet me birrën?
Ana e mirë
Një birrë pas stërvitjes mund të jetë edhe më e mirë se uji, thotë faqja e internetit menshealth.com.
Birra gjithashtu përmban polifenole, antioksidantë dhe komponime bimore antivirale që mund të mbajnë sistemin tuaj imunitar të fortë dhe të zvogëlojnë shanset e infeksioneve të frymëmarrjes që mund të ndodhin gjatë stërvitjeve të vështira.

Ana negative
Disa studime të kryera si te kafshët ashtu edhe te njerëzit kanë treguar se konsumimi i tepërt i birrës pas stërvitjes, përveç mamurllëkut të nesërmen, ka një efekt negativ në rigjenerimin e muskujve.
Gjatë stërvitjes intensive, fibrat muskulore grisen dhe rigjenerohen në ditët në vijim me ushqim dhe pushim. Megjithatë, konsumimi i tepërt i birrës (më shumë se 7 birra të vogla) pas stërvitjes është treguar se redukton ndjeshëm sintezën e proteinave të nevojshme për rikuperimin e muskujve. Më kritike janë katër orët e para pas stërvitjes (e ashtuquajtura periudha anabolike), kur ndikimi i alkoolit është më i keqi, sipas hulumtimit të vitit 2014, shkruan Telegrafi.
Hulumtimi i përmendur më parë nga viti 2021 tregoi gjithashtu se konsumimi i më shumë se dy birrave të vogla “të lehta” pas stërvitjes anulon efektin e rihidrimit të përmirësuar dhe madje çon në të kundërtën, rritjen e dehidrimit. Birra është një diuretik, domethënë rrit nxjerrjen e ujit nga trupi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)