Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Bebe Rexha u bë protagonistja kryesore e mediave ndërkombëtare gjatë këtyre ditëve.
Si rrjedhojë, telefoni përfundoi në fytyrën e 33-vjeçares duke i shkaktuar plagë, për të cilat ajo u detyrua që të marrë tretman të menjëhershëm mjekësor.
Pavarësisht bujës së madhe që kjo ngjarje ka bërë, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” iu tha fansave të saj se nuk do ta ndërpresë turneun e saj, duke vazhduar me datat e caktuara për koncertet e radhës.
E teksa është ngjitur në skenë me një kostum të verdhë dhe plot shkëlqim, këngëtarja me origjinë shqiptare ka performuar me syrin e fashuar, i cili është dëmtuar nga goditja që mori në koncertin e fundit.
Nga pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, vërehet se atmosfera ka qenë mjaft e mirë dhe se publiku e ka inkurajuar vazhdimisht me duartrokitje këngëtaren, e cila e mori veten shpejt nga ndodhia e fundit. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)