play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Popullsia në Gjermani në nivel rekord

today20/06/2023

Background
share close

Pa imigrimin popullsia në Gjermani do të zvogëlohej. Por si pasojë e një migracioni të lartë në vitet e fundit numri i popullsisë është rritur në 84,4 milionë vetë.

Asnjëherë më parë Gjermania nuk ka pasur kaq shumë banorë. Popullsia në vitiin 2022 është rritur me 1,3 %, një rritje e ndjeshme kjo, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikavë në Gjermani. Sipas saj në fund të vitit 2022 në Gjermani jetonin 84,4 milionë banorë.

Sipas të dhënave të rritja e popullsisë lidhet qartë me shtimin e migracionit. Në vitin 2022 erdhën në Gjermani rreth 1,5 milionë banorë, katër herë më shumë se në vitin 2021. Një pjesë e madhe janë qytetarë nga Ukraina.

Mbi 12 milionë qytetarë me prejardhje të huaj në Gjermani

numri i të huajve në popullsinë e përgjithshme është rritur nga 13,1% në 14,6%. Numri i qytetarëve me nënshtetësi të huaj është rritur në një kohë që numri i gjermanëve është ulur. Një zhvillim tjetër: Në vitin 2022 në Gjermani kanë ndërruar jetë më shumë persona se sa kanë lindur. Në përgjithësi ka pasur 327.000 më shumë raste vdekjeje se lindjeje. Në vitin 2021 kjo shifër ishte 228.000./DW

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%