Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/05/2023
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan, të hënën.
Disa ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të plagosur.
Po ashtu BE-ja ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës.
“BE-ja në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër NATO_KFOR trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar ai në Twitter.
Tensionet nisën të premten, kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë hynë në objektet e komunave veriore.
Ndërkaq të hënën, trupat e KFOR’it ishin vendosur rreth atyre objekteve, ku edhe pati përleshje me protestuesit serbë.
Në lidhje me situatën në Veri ka reaguar edhe Italia, duke thënë se 3 ushtarë të saj në KFOR janë lënduar rëndë.
Situata dramatike në Veri ka ngjallur reagimin ndërkombëtar. Të dielën vendet e QUIN’it i reaguan Qeverisë së Kosovës, duke i kërkuar të mos ndërmarrin veprime të njëanshme. /Gazeta Express
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)