Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ambasadori i Kosovës, në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, së bashku me përfaqësuesit e Odës Ekonomike e Britanisë në Kosovë, Byrosë Kosovare të Sigurimeve, si dhe përfaqësuesit e bizneseve lidere nga Kosova përcollën punimet e Takimeve Vjetor të Odave Ekonomike Britanike (BCC).
Kjo konferencë e karakterit ndërkombëtar sjellë në një vend biznese nga mbarë bota, të madhësive të ndryshme dhe nga sektor të ndryshëm dhe ishte një mundësi ideale për bizneset nga Kosova të ndërtojnë ura të komunikimit dhe bashkëpunimit në funksion të rritjes së aktivitetit të tyre ekonomik.
“Diskutimet kryesore gjatë këtyre takimeve u zhvilluan nga politikë-bërësit kryesor në Mbretërinë e Bashkuar, duke veçuar Guvernatorin e Bankës së Anglisë, Andreë Bailey; Liderin Laburist të opozitës, Keir Starmer; Ministrin e Financave, Jeremy Hunt; Presidenten e Odave Ekonomike Britanike, Baroneshën Martha Lane Fox. Temat e diskutimit ishin të fokusuara rreth mundësive dhe planeve të zhvillimit, inovacionit të gjelbër dhe ngritja e aftësive. Përfaqësuesit e BCCK-së, Byrosë Kosovare të Sigurimeve, si dhe përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse në këtë konferencë u mirëpritën për një bashkëbisedim nga Ambasadori Kapiti në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër”, njofton Ambasada e Kosovës në Londër.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)