play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Hovenier shpreh shqetësimin: Dezinformimi në Kosovë, gjithnjë e në rritje

today11/05/2023

Background
share close

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e tij për dezinformimin në rritje në Kosovë.

Ai ka thënë se një prej prioriteteve të Shteteve të Bashkuara është rritja e sigurisë kibernetike.

Diplomati amerikan po merr pjesë në Konferencën për Integritetin e Informacionit, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga USAID në Kosovë, DISICON.
“Një nga prioritet kryesore të SHBA-ve është rritja e sigurisë kibernetike dhe informacionit, kjo përfshin edhe ndalimin e dezinformatave. Dezinformimi këtu në Kosovë është i vazhdueshëm dhe është problem që gjithnjë po rritet“, tha Hovenier.

Ndërsa shefja e Sektorit Politik në Zyrën e Bashkimit Evropian, AnnaCarin Platon, ka thënë se kërcënimet kibernetike janë sfidë globale dhe për të zhdukur këtë dukuri kërkohet angazhim nga të gjithë./KP/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%