Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Çdo pranverë, shumë alergji shfaqen me të njëjtën ritëm, por simptomat e shumë njerëzve duket se po përkeqësohen dhe ka të ngjarë që të fajësohen ndryshimet klimatike.
“Stinat e alergjive po bëhen më të gjata, më intensive”, sipas Kenneth Mendez, CEO i Fondacionit për Astmën dhe Alergjinë në SHBA.
Krahasuar me tridhjetë vjet më parë, sezoni i polenit në Amerikën e Veriut tani fillon njëzet ditë më herët dhe prodhimi i tij është rritur me 21%, sipas hulumtimit të botuar në revistën PNAS.
Ky përqendrim i polenit duket se shkakton alergji sezonale te njerëzit që më parë nuk kishin pasur simptoma.
Vitet e ardhshme pritet të jenë edhe më të ngrohta dhe pranvera mund të lëshojë më shumë polen në ajër. Shfaqja e alergjive sezonale varet kryesisht nga dy faktorë: predispozita gjenetike dhe mjedisi.
“Disa njerëz janë të predispozuar natyrshëm ndaj alergjive dhe ndryshimi i klimës po e përkeqëson këtë”, thotë Kathleen May, presidente e Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë.
Mjedisi, megjithatë, po ndryshon. Lidhja midis temperaturës, niveleve të dioksidit të karbonit dhe polenit është shumë mirë e dokumentuar. Shkencëtarët e kanë ditur për dekada që bimët lulëzojnë në një serë të ngrohtë me nivele të larta të dioksidit të karbonit dhe disa specie prodhojnë më shumë polen sesa do të bënin në kushte të tjera.
Një alergji ndodh kur sistemi imunitar i një personi gabimisht trajton një agjent të padëmshëm si të rrezikshëm dhe fillon të prodhojë antitrupa (IgE). Kur IgE zbulon një sasi të caktuar alergjeni, fillon një sulm ndaj “pushtuesit”, duke lëshuar kimikate që shkaktojnë kruajtje, teshtitje, mbingarkesë dhe simptoma të tjera klasike të një reaksioni alergjik.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)