play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Programin në radion zvicerane e mori përsipër Inteligjenca Artificiale

today27/04/2023

Background
share close

Radiostacioni zviceran Couleur 3, të enjten, po transmeton një program gjithëditor të krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale, njoftoi radiostacioni.

“Nuk do të dëgjoni prezantuesit e vërtetë të Color 3 sot. Robotët kanë marrë nën kontroll studion dhe zërin e tyre”, kanë shkruar ata në Twitter.

Nga ky eksperiment përjashtohen vetëm lajmet, bëri të ditur radiostacioni.

Programi i kanalit muzikor të radios dhe televizionit publik zviceran, RTS në gjuhën frënge, është prodhuar me ndihmën e programit të robotit të të folurit ChatGPT, i cili ka shkaktuar komente të ndryshme në publik që nga fundi i vitit të kaluar, transmeton Dpa.

Prezantuesit më parë kishin klonuar zërat e tyre dhe ishin përdorur për të kryer intervista me zërat e klonuar të ish-presidentëve amerikanë, Barack Obama dhe Donald Trump, ndër të tjera.

“Duket si Couleur 3, por prezantuesit janë zëvendësuar nga inteligjenca artificiale”, thotë prezantuesja e supozuar, pra një inteligjencë artificiale, zëri i së cilës nuk dallohet nga ai i një gazetari të vërtetë.

Televizioni publik zviceran ofron programe në të katër gjuhët zyrtare të vendit: RTS transmeton në frëngjisht, SRF në gjermanisht, RSI në italisht dhe RTR në romanisht – gjuhë e folur në kantonin Grisons.

Në fund të marsit, miliarderi amerikan, Elon Musk, dhe një grup ekspertësh në inteligjencën artificiale bënë thirrje për një pushim gjashtë-mujor në sistemet e trajnimit të Inteligjencës Artificiale.

Në një letër të hapur, ata deklaruan se këto sisteme janë më të fuqishme që nga lansimi i fundit i një versioni më të avancuar të chatbot ChatGPT nga Open AI, shkruan Reuters.

Letra, e publikuar nga Instituti jofitimprurës, Future of Life, u nënshkrua nga më shumë se 1.000 njerëz, përfshirë Muskun. /REL/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%