Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Gjykata Speciale ka nisur të hënën gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky proces po mbulohet edhe nga mediat ndërkombëtare.
“The Washington Post” ka raportuar për protestën e djeshme të mbajtur në Prishtinë ku u kërkua drejtësi për të akuzuarit që po gjykohen në Hagë.
Në vazhdën e raportimeve ndërkombëtare për “Marshin për Drejtësi” një raportim të tillë ka bërë edhe “abcNEWS”, duke shpalosur edhe përceptimin e opinionit publik në Kosovë mbi themelimin e Gjykatës Speciale dhe njëkohësisht parashikimet mbi një “histori të rishkruar” të mundshme.
Këta të fundit, duke marrë parasysh pozitat e të akuzuarve, kanë nënvizuar edhe fjalinë “Askush mbi ligjin” të njërit prej prokurorëve në fjalën e tij gjatë seancës së sotme.
Në anën tjetër, France24, kanali ndërkombëtar i lajmeve shkroi se Thaçi dhe të tjerët, të gjithë ish-bashkëpunëtorë të ngushtë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe më vonë në politikë në kohë paqeje, rikonfirmuan pafajësinë e tyre menjëherë në fillim të seancës. Ndërkohë, artikulli përmban edhe një pjesë të kontekstit kohor ku njofton lexuesit mbi një nofkë të fituar nga presidenti i tanishëm i ShBA-ve, Joe Biden.
“Pasi la armët e tij, Thaçi iu bashkua politikës, duke bërë që zëvendëspresidenti i atëhershëm i SHBA Joe Biden ta përshëndeti dikur si “George Washington i Kosovës””, transmeton France24.
Interesim mbi këtë ngjarje të rëndësishme për historinë shqiptare, pati edhe “Aljazeera” me ç’rast bëri një sfond të historisë së gjykimeve që po mbahen në Hagë.
“Thaçi, i cili shërbeu si komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) rebele shqiptare etnike dhe tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte që ndodhën gjatë konflikti i armatosur i viteve 1998-1999 kundër forcave serbe”, shkruante ndër të tjera “Aljazeera.
Ndryshe, pas gati 2 vite e gjysmë, sot më 3 prill, në Dhomat e Specializuara të Kosovës u hap gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte në Kosovë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)