Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
UEFA i ka zbuluar emrat e gjyqtarëve që do ta drejtojnë ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
“Dardanët” do ta nisin kampanjën kualifikuese këtë të shtunë me ndeshjen që do ta luajnë në Tel Aviv, ndërsa më pas, të martën që vjen do ta presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan “Gazeta Express”.
Duelin me izraelitët do ta drejtojnë gjyqtarët skocezë, të prirë nga William Collum, kurse asistentë të tij do të jenë Francis Connor e David Roome, derisa referi i katërt do të jetë Donald Robertson.
Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës do të fillojë në orën 18:00.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)