play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nisin diskutimet për draftin e Asociacionit të hartuar nga instituti gjerman

today30/01/2023

Background
share close

Pak minuta pasi Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka publikuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, ka nisur një diskutim rreth përpilimit të tij.

Në sallën ku po prezantohet drafti i FES për Asociacionin, të pranishëm janë zyrtarë të Vetëvendosjes dhe zyrtarë nga Ambasadat.

Në fotografi si pjesëmarrës aty janë Alban Krasniqi këshilltar i jashtëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Sami Kurteshi. Në sallë shihet edhe Veton Surroi si pjesë e ekipit të ekspertëve të angazhuar nga Grupi për Ballkan dhe Ambasada Norvegjeze

Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar oline Draft-Statutin e hartuar nga ta të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

I njëjti përmban 7 kapituj me gjithsej 18 nene.

Ky draft-statut thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Tutje theksohet se  Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

Sipas draftit, statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë juridik i Asociacionit/Bashkësisë duke shtuar se statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit/Bashkësisë, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Kliko KËTU për ta parë draftin e e Asociacionit.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%