play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Ronaldo është i gatshëm të dëshmojë për rastin e Juventusit

today28/01/2023

Background
share close

Cristiano Ronaldo është gati të dëshmojë dhe të flasë me prokurorët në Torino në kuadër të hetimeve financiare ndaj Juventusit. Kështu ka raportuar “La Gazzetta dello Sport” këtë të shtunë.

Ylli portugez ishte në mesin e lojtarëve të Juventusit që në mars të vitit 2020 hoqën dorë nga pagat e katër muajve, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, hetuesit gjetën marrëveshje private të fshehta që duket se vërtetojnë se lojtarët morën pagat, por pa u regjistruar borxhet e tyre në bilancet e tyre dhe duke dështuar në informojnë FIGC-në.

“Il Corriere della Sera” publikoi dokumentin që i përkiste Ronaldos më herët në janar, i cili megjithatë u nënshkrua vetëm nga ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, dhe jo nga 37-vjeçari.

Sipas raporteve të shumta, Juventusi ende i ka borxh Ronaldos 19.5 milionë euro.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” më parë refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorëve të Torinos, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, ai tani është gati që të dëshmojë.

Mbetet për t’u parë se kur dhe ku do të zhvillohet takimi mes Ronaldos, avokatëve të tij në Itali, Salvatore Pino e John Shehata, dhe prokurorëve të Torinos, Mario Bendoni dhe Ciro Santoriello.

Italia, Madridi dhe Lisbona duket se janë vendet më të mundshme ku Ronaldo do të mund të dëshmojë. /Gazeta Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%