Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për Kosovën ka folur edhe deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko.
Gazetari britanik, Tim Judah, që përcjell zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin perëndimor e ka shpërndarë fjalimin e Goncharenkos, duke thënë se Kosova e ka gjetur befasisht një avokues për cështjen e saj.
Deputeti ukraianas, ndër të tjera, tha në Asamblenë e KiE se shteti i tij duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe Kosova duhet të pranohet në Këshill të Evropës. Më vonë edhe në Bashkimin Evropian.
Ligjvënësi ukrainas është bërë i njohur për qasjen e tij pro Kosovës që nga sulmi ushtarak që Rusia ia bëri Ukrainës. Ai ka kritikuar Serbinë, që ishte prej vendeve të pakta në botë që ishte krah Rusisë, duke mos e dënuar dhe mos e sanksionuar pas agresionit të saj. /Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)