play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Përfundon takimi i Kurtit me 5 diplomatët, Lajçak s’ka shumë për të thënë: Kemi pritur mirëkuptim më të madh

today20/01/2023

Background
share close

Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak ka folur për takimin mbi dy orësh që ai bashkë me emisarët e tjerë për dialogun kishte me kryeministrin Kurti.

Lajçak para mediave ka folur shumë pak për takimin, për të cilin ai tha se nuk ka qenë i lehtë, por potencoi se ishte takim i hapur dhe i sinqertë.

Ajo çka ndërmjetësi evropian tha është se kanë pritur më shumë mirëkuptim për propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve dhe mundësitë që ai ofron.

Por, Lajçak shtoi se ende janë në mes të rrugës dhe do të vazhdojnë derisa të arrijnë deri aty.

“Qëllimi i takimit me Kurtin ishte propozimi ynë për normalizim të marrëdhënieve që e prezantuam në shtator dhe pastaj në dhjetor.

I kaluam më shumë se dy orë, takimi ishte i gjatë, jo i lehtë, por ishte i sinqertë dhe i hapur.

Është ende herët të bëjë ndonjë deklaratë dramatike, sepse siç e dini ne jemi në mes të misionit tonë dhe do të udhëtojmë edhe për në Beograd.

Nuk  mund të them shumë, por mund të them se kemi pritur  mirëkuptim më të madh për mundësitë që ofron ky propozim. Shpresoj se do të arrijmë aty. Ne do të vazhdojmë të punojmë”, tha Lajçak para mediave. /Reporteri.net/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%