play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Pesë emisarët arrijnë në Qeverinë e Kosovës

today20/01/2023

Background
share close

Pesë diplomatë të lartë sot kanë mbërritur në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të jetë nikoqir i emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, atij amerikan, Gabriel Escobar, këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman dhe presidentit francez, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, si dhe këshilltarin e kryeministres italiane Giorgia Meloni, Francesco Talò.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kurtit, takimi do të zhvillohet nga ora 10:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%