Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg është votuar Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, me në fokus forcimin e rolit të bllokut nëpër botë por edhe reagimin në raport me rrethanat e reja ndërkombëtare të krijuara, pas agresionit rus në Ukrainë.
Teksti ishte miratuar më parë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Për këtë rast, u propozua që në disa fusha, të votohej me shumicë të cilësuar në mënyrë që votimi të ishte më efikas.
Vëmendje e veçantë i kushtohet sakaq influencës negative të Moskës në rajon dhe qëllimeve të saj për të mbjell përëarje e destabilizim, ndërsa nënvizohet nevoja që ky ndikim të parandalohet.
“Parlamenti Europian nënvizon se të gjitha vendet që duan të bashkohen me BE-në duhet në tërësi të përshtaten me vlerat themelore dhe politikat e përbashkëta lidhur me agresionin e paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në rezolutë. /TCH
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)