Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/01/2023
Gjykimi në Hagë ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi pritet të fillojë në mesin e muajit mars.
Gjykimi ishte paraparë të fillonte më 1 mars, porse në konferencën përgatitore të mbajtur të mërkurën në lidhje me përgatitjet për gjykimin, palët kanë kërkuar që të shtyhet gjykimi për së paku dy javë.
Palët kanë thënë se u duhet pak më tepër kohë për t’u përgatitur për fillimin e gjykimit.
Prokuroria ka thënë se do të marrë 6 orë kohë për fjalën hyrëse, ndërsa edhe avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit kanë thënë se do të bëjnë fjalën hyrëse pasi ta bëjë këtë ZPS-së.
Gjykatësi Charles L. Smith III ka kërkuar nga ZPS-ja që të shqyrtojë mundësinë të ulet numri i dëshmitarëve apo kohës së marrë për deklarata. Ai tha se pritet të dëgjohen deri 600 orë dëshmi në vit.
E nga ZPS-ja u tha se jo të gjithë dëshmitarët që janë në listë do të ftohen, ndërsa ka thënë se do të shikojnë të ulin numrin e orëve të dëshmisë. Por, ZPS-ja ka thënë se planifikohet pak a shumë 700 orë për t’i marrë në pyetje dëshmitarët. Kjo pa kundërpyetje nga pala tjetër.
ZPS-ja përmend “klimën e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë”
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ndërkohë sa i përket kronologjisë se si do të merren në pyetje, ka thënë se do të bëhet në mënyrë tradicionale.
Ai ka folur për “klimën e frikësimit të dëshmitarëve që ekziston në Kosovë”.
“Ne po i japim prioritet sigurimit të provave, që ta bëjmë në mënyrë tradicionale, duke thirrur njerëz për të dëshmuar për një krim të caktuar. Bëhet fjalë për disponueshmërinë e dëshmitarëve. Po shqyrtojmë gjitha çështjet. Ne jemi të fokusuar që të gjithë dëshmitarët të dëgjohen në këtë çështje, e të luftojmë klimën e frikësimit të dëshmitarëve që aktualisht është në Kosovë”, ka thënë prokurori Matthew Howling.
Por, me këtë nuk janë pajtuar edhe avokatët e mbrojtjes e po ashtu ka kërkuar sqarim edhe gjykatësi Charles L. Smith III.
Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka thënë se “qasja tradicionale e paraqitjes së provave, sipas vendit të krimit, kronologjisë e shkurton kohën e nuk ka nevojë që të dëgjohe për një incident tash e pas dy muajve dy dëshmitarë tjerë të flasin për atë incident prapë”.
E gjykatësi Smith ka thënë se duhet një qartësim nga ZPS-ja se si do të merren pyetje dëshmitarët.
E Howling ka thënë se “po ndjekin vlerësimet e rrezikut, që të sigurohemi që të gjithë dëshmitarët të vinë të dëgjohen”./KOHA/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)