play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“I pikëlluar Albin Kurti”, PSD vendos fotografinë e Oliver Ivanoviqit para Qeverisë

today18/01/2023

Background
share close

Partia Socialdemokrate përpara objektit të Qeverisë së Kosovës ka vendosur një pano të ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ky aksion i PSD-së vjen pas fjalëve që kryeministri i vendit, Albin Kurti, pati për Ivanoviqin.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaratën e Kurtit e cilësoi si skandaloze dhe të papranueshme, pasi sipas tij, qëllimi i asaj deklarate është përdorimi i njeriut.

“Mos harroni që javë më parë, kryeministri i Kosovës i quanti ekstremista 9 mijë qytetarë serbë të Kosovës vetëm pse s’i kanë konvertuar targat nga KM në RKS, ndërsa një person i cili ka qenë përgjegjës për shpërngulje, urdhërdhënie të ekzekutimit të qytetarëve të Kosovës gjatë dhe pas luftës, për themelimin e një organizate kriminale “Rojet e Urës”, e ka nderuar më së larti prej të gjithë qytetarëve serbë në Kosovë”, tha Molliqaj, shkruan Reporteri.net.

Molliqaj tha se kjo po ndodh pasi sipas  tij, Kurti “në idenë e vet të madhe për veten dhe Kosovën i lejohet të bëjë çdo gjë. Një gjë të tillë e kanë bërë pushtetet totalitare më herët”.

Ish-bashkëpartiaku i Kurtit më tej tha se kreu i qeverisë për nevoja të veta e të idesë së tij për shtetin, Ivanoviqin e ka përdorur ndër vite si ogurzi dhe si përfaqësues i krimit në Kosovë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%