Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today06/01/2023
Derek Chollet, këshilltari i Departamentit Amerikan i Shtetit, i ka reaguar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili deklaroi se nëntë shtete kanë tërhequr vendimet e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Chollet i ka quajtur deklaratat e Vuçiq “shpërqëndrim”, duke shtuar se nuk janë në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar Bashkimi Evropian, raporton Express.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nëntë shtetet kanë tërhequr vendimet e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se i 10-ti është në radhë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton që nuk ka ASNJË njoftim në MPJD dhe as në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb se disa shtete paskan tërhequr njohjen”.
MPJD thotë se një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë.
“Çështjet e hapura mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë zgjidhen me dialog dhe jo me kampanja destruktive mediale. Serbia duhet që urgjentisht të heqë dorë nga sulmet agresive ndaj Kosovës dhe sovranitetit të saj dhe t’i kthehet tryezës së negociatave me në qendër njohjen e ndërsjellë”.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, në konferencën vjetore drejtuar popullit serb, pretendoi se nëntë shtete tashmë e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Kemi nëntë vende që e kanë tërhequr njohjen, presim të dhjetën”, kishte thënë Vuçiq.
Shtetet që kanë tërhequr njohjen, sipas pretendimeve të Vuçiç-it janë Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esëatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia e Maldivet.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)