Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dhjetë ish-deputetët e Listës Serbe të cilët dhanë dorëheqje më 7 nëntor, nuk kanë marrë pagë edhe për muajin dhjetor.
Kompensimi kalimtar i paraparë me Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, i cili garanton pagë për 12 muaj në rast se nuk ka ndonjë burim tjetër të të hyrave, nuk vlen edhe kur deputetët japin dorëheqje.
Në një sqarim të institucionit të Kuvendit, bëhet e ditur se kur deputeti jep dorëheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj.
Nga zyra për media e Kuvendit, kanë konfirmuar për Kallxo.com se 10 deputetët e rinjë të cilët u betuan më 17 nëntor, kanë marrë pagën për muajin dhjetor.
Në seancën e 17 nëntorit, nëntë kandidatë nga Lista Serbe dhe një kandidat nga partia GI SPO që garuan në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, u betuan si deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi që 10 ish-deputetet e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre në shenjë pakënaqësie me vendimin e qeverisë për targat.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)