Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pas PDK-së, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik, shkruan Reporteri.net.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ky ligj, në fakt është ligj kundër zyrtarëve publik.
Sipas tij, me këtë ligj, partia në pushtet ka vetëm një qëllim: largimin e zyrtarëve dhe zëvendësimin e tyre me militantë që janë të dëgjueshëm.
1. Ligji e shton ndikimin politik në rekrutim, transferim dhe ngritje në detyrë për shkak se: hiqet sistemi i karrierës, punësimi bëhet me mandat dhe futet rekrutimi i jashtëm për pozitat drejtuese.
2. Pozitat drejtuese që kanë kontrata të përhershme i nënshtrohen konkursit, e cila gjë bie ndesh me parimin e “të drejtave ligjore të fituara”, siç përcaktohet me ligjin në fuqi dhe praktikën gjyqësore ndërkombëtare të shërbimit civil ku rregullat nuk duhet të ndryshohen në dëm të personelit në detyrë.
3. Transferimi i përkohshëm mund të bëhet pa pëlqimin e zyrtarit, e cila gjë krijon mundësi për keqpërdorim të ligjit për interesa politike e personale të drejtuesve të institucioneve.
4. Procedurat disiplinore nuk kanë siguri dhe proporcionalitet, si dhe nuk dihen masat disiplinore specifike për çdo shkelje.
5. Qeveria nuk është koordinuar me BE-në në këtë reformë të administratës publike ashtu siç kërkohet me nenin 120 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
Në të kaluarën ka pasur raste të ndërhyrjeve politike në punësim në administratë, por ato raste janë gjykuar apo janë në procedurë gjyqësore. Ndërkaq, me këtë ligj kjo ndërhyrje legalizohet.
Me këtë ligj, partia në pushtet ka vetëm një qëllim: largimin e zyrtarëve dhe zëvendësimin e tyre me militantë që janë të dëgjueshëm. Pres që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë këtë ligj.
Gjatë ditës Ligji për Zyrtarët Publikë është dërguar në Kushtetuese edhe nga partia tjetër opozitare PDK.
Sipas PDK-së, ka bazë të mirëfilltë që kjo gjykatë ta shfuqizojë këtë ligj, që ata thonë se synon nënshtrimin e administratës publike.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)