Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/12/2022
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka reaguar në Twitter, pas njoftimit për mbylljen e pikës kufitare në Merdare, si pasojë e vendosjes së një barrikade aty.
MPJD ka kërkuar nga të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje, t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.
“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje, të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar MPJD në Twitter.
📢NJOFTOHEN TË GJITHË BASHKATDHETARËT DHE QYTETARËT QË JANË NË LËVIZJE TË SHFRYTËZOJNË PIKA TË TJERA KUFITARE PËR QARKULLIM DERI NË NJË INFORMIM TJETËR ZYRTAR NGA ANA E INSTITUCIONEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
— MFA KOSOVA 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) DECEMBER 27, 2022
MPJD, ndër të tjera, ka njoftuar se qytetarët, të cilët tashmë janë futur në Serbi, mund t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë, apo të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
🚗NËSE KENI HYRË TASHMË NË SERBI, ATËHERË JU LUTEMI T’I PËRDORNI PIKAT KUFITARE NE MUTIVODË, DHEU I BARDHË OSE TË MERRNI RRUGË PËRMES MAQEDONISË SË VERIUT (PIKË-KALIMI KUFITAR I PRESHEVËS) PËRMES SHKUPIT.
— MFA KOSOVA 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) DECEMBER 27, 2022
Tutje, MPJD fton qytetarët të bazohen në njoftimet e Policisë së Kosovës, në mënyrë që të jenë të informuar drejt.
“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni Kosovo Police, rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në postimin e MPJD-së në Twitter.
📰DUKE MARRË PARASYSH FAKTIN QË JANË NË QARKULLIM SHUMË LAJME TË RREME, TË CILAT SYNOJNË PËRHAPJEN E FRIKËS, JU LUTEMI TË NDIQNI @KOSOVO_POLICE RRETH PËRDITËSIMEVE MË TË FUNDIT ZYRTARE NË KËTË DREJTIM.
— MFA KOSOVA 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) DECEMBER 27, 2022
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)