Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/12/2022
Sistemi Evropian i Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), pritet të nisë së zbatuari në nëntor të vitit të ardhshëm, gjë që u njoftua edhe në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian.
Pritja shumëvjeçare e kosovarëve për liberalizim të vizave lidhet pikërisht me funksionalizimin e këtij sistemi, shkruan Reporteri.net.
Më 30 nëntor, Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Kujtojmë se ambasadorët e BE-së kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.
ETIAS është një sistem i ri, i cili pritet të vihet në funksion nga Bashkimi Evropian, ku qytetarët e shteteve që kanë liberalizim të vizave duhet të regjistrohen para se të udhëtojnë. Një regjistrim pastaj do të ishte i vlefshëm për tre vjet./Reporteri.net
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)