play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Apelon Policia e Kosovës: Kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ngrica dhe akull

today20/12/2022

Background
share close

Pas reshjeve të shiut në shumë segmente rrugore ka rrjedhje të ujit, ku me rënien e temperaturave në këto lokacione krijohen shtresa të akullit që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik, përveç kësaj kujdes i shtuar duhet treguar edhe në ura dhe në rrugë rurale e malore ku mund të krijohen ngrica dhe shtresa të akullit, apelon policia.

Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik.

“Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit, mbani distancën në mes mjeteve, përdorni pajisjet dimërore, përdorni rripin e sigurisë, respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara, mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes, mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë, në rast të ndonjë ngadalësimi në qarkullim apo krijim të kolonave prisni në shiritin tuaj dhe në asnjë mënyrë mos provoni të bëni tejkalime të rrezikshme!”, thuhet në apelin e policisë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *