play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Si i ndërroi Piers Morgan mendimet për Messi pas një interviste me Ronaldon

today14/12/2022

Background
share close

Piers Morgan gjatë një debati mbrëmë e ka larguar nga lista Messi si njërin prej futbollistëve më të mirë, për të thënë që “Ronaldo është më i miri”. Por, para 11 viteve ai kishte mendime të tjera për këtë gjë.

Adhuruesi i tashëm i Cristiano Ronaldos u shfaq përsëri.

Piers Morgan, i cili bëri intervistën e tij bombastike me Cristiano Ronaldon që bëri që sulmuesi portugez të largohet nga Manchester United, ia ka dalë përsëri të jetë në tituj kryesor pasi që ka renditur futbollistët më të mëdhenj në botë. Duket se ai me qëllim e ka bërë këtë që të shkaktojë ndonjë debat.

Ish futbollisti i Barcelonës, Gary Lineker e ka pyetur Morganin nëse ende mund të debatojnë që Lionel Messi është futbollisti i të gjitha kohërave.
Morgan kishte një përgjigje të prerë, duke theksuar se ai ende beson që Cristiano është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

“Nuk ka…. Më i miri është Cristiano Ronaldo”, ka komentuar Morgan.

Jeff Stelling, prezantues në Soccer Saturday, pyeti pastaj Morganin së kush mendonte ai që ishte më i mirë, Ronaldo apo Messi në të cilën Morgan prapë dha një përgjigje kontraverse.

“Mendoj që Cristiano Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona i dyti dhe Leo Messi i treti, ndoshta i katërti pas Ronaldo Nazario”, theksoi Morgan.

Morgan e ndryshoi mendimin e tij pas 11 viteve

Gazetari britanik dikur vuri në dukje që Messi ishte më i mirë se Ronaldo, një fakt që është rikthyer në debat nga gazetari Dan Walker, për një deklaratë që ai kishte bërë një dekadë më parë.

“Leo Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe Cristiano Ronaldo është i dyti. Debati është i tepër. Unë fola”, thuhet në këtë cicërimë të Morgan 11 vite më parë.

Morgan, nga ana e tij, nuk pati dëshirë që Walker ia kujtoi këtë thënie të tij.

“Mik, kjo është 11 vite më parë, kur disa njerëz nuk kishin dëgjuar për ty”, shkroi shkurt Morgan.

Piers Morgan e uroi Messin dhe Argjentinën

Pavarësisht bindjeve të tij, Morgan zgjodhi Twitterin për ta uruar Messi dhe Argjentinën për fitoren e tyre kundër Kroacisë dhe kalimin në finale të Botërorit.

“Urime për Argjentinën dhe Lionel Messi që arritën në finale të Botërorit! Kurrë nuk kam dyshuar në ta”, shkroi ai. /GazetaExpress/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%