Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtarë. Kështu, CNNshkruan në një artikull të saj se “Kosova bën thirrje për ndërhyrje të NATO-s pas fundjavës së dhunës mes tensioneve etnike në rritje”.
“Kryeministri i Kosovës u bëri thirrje trupave paqeruajtëse të NATO-s që të ndërhyjnë pasi protestuesit e pakicës serbe bllokuan rrugët dhe persona të armatosur të panjohur shkëmbyen zjarr me policinë gjatë fundjavës mes tensioneve etnike në rritje në veriun e trazuar të vendit”, shkruan ndër të tjera CNN.
Një paqe e brishtë është ruajtur në Kosovë që kur shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas luftës së viteve 1998-99, në të cilën NATO ndërhyri për të mbrojtur shumicën shqiptare të Kosovës. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Në javët e fundit, minoriteti serb në Kosovën veriore i janë përgjigjur me rezistencë të dhunshme lëvizjeve të Prishtinës që ata i shohin si antiserbe.
Të shtunën, protestuesit serbë bllokuan rrugët kryesore pas arrestimit të një ish-polici serb. Policia e Kosovës me armë zjarri në disa lokacione dhe u kundërpërgjigj në vetëmbrojtje.
Ndërkohë, një granatë është hedhur në veturën e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në artikullin e CNN.
Pas tensionimit të situatës BE, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave.
Autoritetet kosovare gjithashtu shtynë zgjedhjet lokale për në prill, pasi ishin parashikuar te mbaheshin fundjavën e ardhshme.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se Beogradi do t’i kërkonte KFOR-it që ta lejonte Serbinë të vendoste ushtrinë dhe policinë në Kosovë, por pranoi se nuk kishte asnjë shans për t’u dhënë leje.
Të dielën, Vuçiç tha se Serbia kërkoi lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar nga veriu i Kosovës, por gjithashtu kërkon të ulë tensionet në rajon.
Vuçiç akuzoi autoritetet në Prishtinë dhe kryeministrin e Kosovës Kurti për nxitje të tensioneve duke bërë “lëvizje të njëanshme”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)