Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today09/12/2022
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri duhet të shtyhen, pas incidenteve të fundit atje, raporton Express.
Rohde ka shpërndarë postimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ai thotë se s’janë kushtet të mbahen zgjedhjet tani.
“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde.
Ndryshe, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë më udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.
Chollet tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara mendojnë se “nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit. Është kohë e tensionuar dhe duam të sigurohemi se ka kushte për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta. Kosova është demokraci shumetnike, sikurse Shtetet e Bashkuara. Ne jemi krenar me punën që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në këto 20 e ca vjet për ngritjen e demokracisë në Kosovë dhe duam të punojmë për ta mbështetur dhe ruajtur atë. Së këndejmi mendojmë se këto zgjedhje duhet të shtyhen derisa koha të jetë e duhur dhe kur mund të mbahen pa nxitur më shumë joqëndrueshmëri dhe dhunë”./Gazeta Express
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)