Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/12/2022
Komisioni Europian ka korrigjuar pjesën e raportit për vizat ku kritikonte Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi se po i lejon qytetarët e Kosovës të futen në territoret e tyre pa viza, duke thënë se kjo është në shpërputhje me politikat e BE-së për vizat.
Pas raportimit të mediave dhe reagimeve në opinion publik për këtë pjesë të raportit, Komisioni Europian dje në një konferencë për media njoftoi se Kosova ishte përfshirë gabimisht në listën e vendeve të treta ndaj të cilave BE aplikon regjim vizash, raporton Gazeta Express.
“Sa i përket çështjes specifike nga rajoni, jemi duke e përmirësuar dhe do të dalë versioni i përmirësuar”, tha ajo dje.
Të hënën kur edhe doli raporti, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u kritikuan nga BE-ja se nuk e përshtatin politikën e tyre të vizave me Unionin, duke lejuar hyrjen e vendeve të treta, përfshirë edhe Kosovën.
“Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë veprime në vitin 2021 për të harmonizuar më tej politikën e vizave të vendit me atë të BE-së. Shtetasit e vendeve të mëposhtme, të cilëve u kërkohet viza për hyrje në BE, gëzojnë ende qasje pa viza në Maqedoninë e Veriut: Azerbajxhan, Botswana, Kubë, El Salvador, Kosovë* dhe Turqi”.
Ngjashëm ishte edhe raporti për Malin e Zi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)