Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për incidentet e djeshme në veri të vendit.
Duke shpërndarë një postim të shefit të EULEX-it, i cili thotë se janë duke e monitoruar situatën bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, ai tha se këto veprime që kanë për qëllim frikësimin janë shumë shqetësuese.
“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga përpara”, ka shkruar Guerot.
Për situatën në veri kanë reaguar edhe ambasadori amerikan dhe ai gjerman.
Jeff Hovenier tha se SHBA-ja është e shqetësuar që në veri të vendit nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje”.
Hovenier gjithashtu ka shkruar se dhuna nuk është asnjëherë mjet për të protestuar, derisa ka dënuar incidentet e djeshme në veri.
Derisa Jörn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se dhuna e së martës në Veriun e Kosovës është shumë shqetësuese.
“Mirë që Policia e Kosovës në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar ambasadori gjerman në Tëitter.
Të martën, në veri të Kosovës pati disa shpërthime dhe u lëshua alarmi. Për këtë kryeministri Kurti tha se është e nevojshme shtimi i prezencës së policisë, derisa akuzoi Beogradin që po paguan kriminelët për të destabilizuar situatën.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)