Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/12/2022
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë shpjegimin e tij rreth heqjes së liberalizimit të vizave ditë më parë nga agjenda e punimeve në kuadër të nivelit të ambasadorëve të vendeve anëtare në COREPER.
Sipas Bislimit heqja nga agjenda ishte propozuar nga një vend shumë mik i Kosovës, meqë s’kanë dashur që ndonjë vend skeptik për liberalizimin për viza të shfrytëzojë situatën në Veri për të argumentuar kundërshtimin.
“Jo domosdoshmërisht duhet të lidhet me procesin e dialogut. Por në mënyrë indirekte. Për arsye se kërkesa për largimin e temës së liberalizimit të vizave ka ardhur nga një vend shumë mik i Kosovës, nga frika se dikush mundet me e keqpërdor situatën me e kontaminu diskutimin rreth kësaj. Dmth qëllimi ka qenë i mirë, me e mbrojt temën nga ndikimet negative kontaminuese potenciale të ndonjë vendi skeptik. Dhe mendoj se kjo ka realizuar e suksesshme”, ka thënë Bislimi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)