Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/12/2022
Nga tetori i vitit të ardhshëm do të fillojë ulja e çmimeve të roaming-ut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), sipas deklaratës së nënshkruar sot në Tiranë.
Përfaqësues të operatorëve të telekomit nga vendet anëtare të BE-së dhe Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan deklaratën në Tiranë, në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Sipas deklaratës së nënshkruar, pas fillimit të uljes së çmimeve të roaming në tetor 2023, synohet që në një moment t’i jepet fund roamingut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Që nga 1 korriku 2021, rajoni i Ballkanit Perëndimor është një zonë pa roaming. Qytetarët paguajnë për thirrjet, mesazhet SMS dhe trafikun e internetit me çmimin e operatorëve të tyre vendas, nëse ndodhen në territorin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Serbisë.
Marrëveshja për roaming të vendeve të Ballkanit Perëndimor u nënshkrua në prill 2019, pas së cilës çmimet e thirrjeve telefonike u ulën me rreth 27 për qind nga korriku i atij viti, si dhe parashikonte heqjen e plotë të roaming nga korriku 2021./Reporteri.net/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)