Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është domosdoshmëri, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE’së për Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Këtë kërkesë ndaj Lajçakut, Vuçiç e bëri të ditur në një njoftim të publikuar në median sociale Instagram, ku bëri të ditur edhe temat e takimit me fascilituesin evropian për dialog.
“Me Miroslav Lajçak biseduam ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohet serbët për shkak të veprimeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës. I theksova domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe respektimin e të drejtave të popullit tonë”, ka shkruar ai.
Tema e Asociacionit është rikthyer në theks të parë edhe nga ShBA-ja, ku vetëm ditëve të fundit zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha se “Asociacioni jo vetëm që duhet të bëhet, por edhe do të bëhet”, ndërsa ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, u shpreh se “Kryeministri Kurti e kupton që Asociacioni duhet të jetë prioritet absolut i tij”.
Madje, ky i fundit është shprehur i prerë duke thënë se “të jini të sigurtë se pa u zgjidhur çështja e Asociacionit nuk do të ketë marrëveshje të mëtutjeshme”./Reporteri.net/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)