Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/12/2022
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se do të ashpërsohen masat ndaj personave që shpallen fajtor për dhunë në familje ose seksuale.
Kurti ka treguar ndryshimet që do të bëhen në kodin penal dhe të procedurës penale e ku do të ketë masa ndaj dhunuesve.
“Ndryshimet në kodin penal dhe të procedurës penale kur një person shpallet fajtor për dhunë ne familje ose seksuale janë këto: do t’i ndalohet punësimi në institucionet publike, do t’i ndalohet kandidimi në nivel lokal apo qendror, do t’i merret leja e vozitjes, nuk do të bazohen rrethanat e lehtësisë për dhunuesit, trajtimi i këtyre lëndëve nuk do të zgjatet më shumë se një vit dhe emrat e këtyre dhunuesve do të publikohen në faqen zyrtare të Kvshillit Gjyqësorë të Kosovës”, ka deklaruar sot Kurti në lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se nuk mund të lejohen papërgjegjësi që institucionet t’i hedhin fajin njëra- tjetrës për mosveprim dhe shmangin përgjegjësitë ose neglizhojnë thirrjet e viktimave të dhunës kur ato trokasin në dyert e institucioneve.
Kryeministri Kurti ka deklaruar tutje se institucionet nuk i kanë zbatuar obligimet e tyre ligjore duke i lënë viktimat pa trajtimin që ju takon dhe meritojnë dhe raste të tilla dhunuesit dhe abuzuesit nuk kanë marrë dënimin.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)