play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Dua Lipa pozon plot krenari me flamurin kuq e zi: E lumtur që jam në Tiranë si qytetarja më e re

today28/11/2022

Background
share close

Artistja shqiptar, Dua Lipa ditën e djeshme (e diel) arriti në Shqipëri ku edhe pranoi nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i vendit, Bajram Begaj.

Ndërsa, sot (e hënë) kur po festohet 28 Nëntori, ylli shqiptar i muzikës me famë botërore mori edhe pasaportën shqiptare nga kryeministri Edi Rama.

E lumtur për këtë, Dua ka postuar foto dhe video në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e veshur në fustan të zi dhe këpucë me taka me ngjyrë të kuqe teksa mban me krenari flamurin kuq e zi.


Në postim, 27-vjeçarja u shpreh se ndjehet e lumtur që ndodhet në Tiranë si qytetarja më e re e shtetit shqiptar.

“110 vjet Pavarësisë, shumë e lumtur që jam në Tiranë si qytetarja më e re, për të performuar për ju të gjithë sonte. Koncerti final i turneut “Future Nostalgia”, mezi po pres me ju pa”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që pikërisht sonte, autorja e “Levitating” do të performojë në sheshin e Tiranës “Skënderbej” për nderë të Pavarësisë, duke shënuar kështu edhe përmbylljen e turneut të saj botëror. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%