Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar shqiptarët për Festën e Flamurit dhe ka thënë se kjo është ditë e bekuar e kombit. Urimin për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama e ka përcjellur me një fotografi ku i ka dorëzuar pasaportën këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e cila të dielën e ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Ylli botëror do të përformojë sonte në sheshin Skënderbej në Tiranë për të përmbyllur aktivitetet e shtetit shqiptar për festën e Pavarësisë.
“MIRËMËNGJES, dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, këtë ditë të bekuar të kombit tonë që sot do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbe”, ka shkruar Rama.
Koncerti i këngëtares me prejardhje nga Kosova shënon përmbylljen e turit të saj botëror dhe do të jetë falas për të gjithë.
Dua Lipa është pritur dje nga kreu u shtetit shqiptar, Bajram Begai i cili ka dorëzuar shtetësinë shqiptare.
Këngëtare shqiptare është e vlerësuar me çmime ndërkombëtare por gjithashtu është aktive në misione sociale siç janë fushatat për të drejtat e njeriut.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)