play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Duke filluar nga dhjetori Facebook do të heqë disa fusha në profil

today22/11/2022

Background
share close

Duke filluar nga 1 dhjetori, Facebook do të heqë një sërë detajesh personale në bio që përdoruesit mund t’i ndajnë në profilet e tyre.

Këto fusha përfshijnë si “I/e interesuar për”, që tregon orientimin seksual të një përdoruesi, “Pikëpamjet fetare”, “Pikëpamjet politike” dhe “Adresa”. Pjesa tjetër e informacionit si informacioni i kontaktit do të mbetet, transmeton Telegrafi.

Një zëdhënës i kompanisë tha për TechCrunch në një email se arsyeja pas ndryshimit është për ta bërë rrjetin social më të lehtë për t’u përdorur.

“Si pjesë e përpjekjeve tona për ta bërë më të lehtë navigimin dhe përdorimin e Facebook-ut, ne po heqim një pjesë të vogël të fushave të profilit: I/e interesuar, Pikëpamjet fetare, Pikëpamjet politike dhe Adresa”, tha zëdhënësi në një deklaratë. “Ne po u dërgojmë njoftime njerëzve që kanë këto fusha të plotësuara, duke i bërë të ditur se këto fusha do të hiqen. Ky ndryshim nuk ndikon në aftësinë e askujt për të ndarë këtë informacion rreth vetes diku tjetër në Facebook. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *