Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/11/2022
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Kështu raportoi sot Radio Evropa e Lirë bazuar në burime.
Në përgjigjen e tyre thuhet se “janë shumë afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit”.
Presidenca Çeke ka konfirmuar se data e re për këtë proces është 1 janar 2024.
“Jemi shumë afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Data me të cilën punojmë është aktualisht 1.1.2024”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Siç raportoi REL kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)