Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today21/11/2022
Dy ceremoni përcjellëse sepse dy krerë institucional të papajtueshëm mes vete.
Edhe kësaj here, sikur edhe herave paraprake, përcjellja e kontigjentit të ri kroat për Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, nuk ishte pa fërkime mes presidentit Zoran Millanoviç dhe ministrit kroat të mbrojtjes, Mario Banozhiç.
Krejt kjo, për të shmangur prezencën e njëra-tjetrës.
Njëjtë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar më 22 nëntor, ku dy krerët politikë të ushtrisë kroate refuzojnë të durojnë prezencën e njëri-tjetrit, shkruan Reporteri.net.
Përçarja mes dyve ishte bërë temë mediale.
“Ushtria Kroate është mbi neve politikanëve”, kishte thënë ministria kroate e mbrojtes atë kohë për “Veçernji List”-in kroat.
“Ne jemi të zëvendësueshëm, të gjithë. Por ushtria do të jetë këtu sa të ekzistojë Kroacia. Nuk kam shkuar në barrakat në Nashiçe. Sepse s’dua të marrë pjesë në lojërat e këtij zotëriut [Presidentit Zoran Millanoviç] që fatkeqësisht nuk kupton as dy fjalitë e para të këtij lajmërimi”, kishte thënë Ministri i Mbrojtjes, Mario Banozhiç.
“Anëtarëve të kontingjentit të 36-të kroat iu uroj udhëtim të lumtur dhe mision të suksesshëm. Shihemi së shpejti”, kishte shkruar ai./Reporteri.net/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)